SHËRBIMET QË OFROJMË
Askush nuk kujdeset për ju më shumë se njerëzit që doni më shumë. Programi CDPAP i jep mundësi familjes dhe miqve tuaj (përveç bashkëshortëve) që të kujdesen për pacientët dhe të paguhen pa pasur nevojë për një certifikatë.
Ndihmësit tanë të certifikuar për kujdes shëndetësor në shtëpi janë kujdestarë të dashur, të dhembshur dhe me përvojë të cilët flasin gjuhën tuaj dhe e kuptojnë kulturën tuaj. Ne punojmë plot me zell me pacientët tanë dhe familjet e tyre për të dalluar kujdestarët që u përshtaten më së miri nevojave të tyre të veçanta.
Infermierët e regjistruar sigurohen që të ofrojmë kujdesin më të mirë të mundshëm në shtëpi për pacientët tanë. Duke punuar ngushtë me pacientët dhe duke dhënë trajnim të mëtejshëm për ndihmësit tanë, ne përpiqemi të kujdesemi për pacientët njëlloj siç do të bënim për pjesëtarët tanë të familjes.
Pacientët e Medicaid kualifikohen për shërbime kujdesi shëndetësor në shtëpi nëse janë të regjistruar në Planet për Kujdesin Afat-gjatë të Menaxhuar. Shërbimet e Asistuara për Kujdes Shëndetësor në Shtëpi i kuptojnë vështirësitë dhe problemet e kualifikimit, dhe përpiqemi personalisht me çdo pacient që të sigurojmë një proces regjistrimi të efektshëm dhe pa dhimbje.
Shëndeti dhe cilësia e jetës së të dashurve tuaj është prioriteti ynë kryesor. Shërbimet e Asistuara për Kujdesin Shëndetësor në Shtëpi punojnë së bashku me ju dhe të dashurit tuaj për të përcaktuar dhe ofruar një plan kujdesi me çmime shumë të përballueshme. Na telefononi sot për të parë mënyrën si mund t’u japim pjesëtarëve të familjes suaj kujdesin që u duhet he paqen mendore që meritoni.
/